Partia Demokratike ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të zbardhi vendimin për heqjen e mandatit për deputetin e PS-së, Koço Kokëdhima, pasi ky i fundit përfitoi fonde publike për kompaninë e tij.
Deputeti i PD-së, Halimi shtoi më tej se "Rasti Kokëdhima" i hap rrugën edhe mbarimit të dy mandateve të tjera të deputetëve socialist, siç janë Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.



