Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve pas kërkesës për dorëheqjen e Ruçit

Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve pas kërkesës për dorëheqjen e Ruçit

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot paradite për të vendosur për kalendarin 3-javor të punimeve të Parlamentit. Por deputetët e opozitës kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit që në nisje të mbledhjes. Në emër të PD-së, kreu i grupit, Edmond Spaho, kërkoi largimin e Ruçit, në lidhje me seancën e votimit të kryeprokurorit të përkohshëm, votim të cilin demokratët e konsiderojnë puç kushtetues. Ai akuzoi kryeministrin Rama se përmes kryeprokurores së re po mbron ish-ministrin Tahiri dhe zyrtarë të tjerë vendor që opozita i ka denoncuar shpesh për abuzime.

“Është bërë një puç kushtetues. Kryetari i Kuvendit duhet të japë dorëheqjen. Më 18 dhjetor u krye puç kushtetues, i urdhëruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi. Kryeprokurori duhej të zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me veting. U emërua me 69 vota, nga PS-ja dhe pa vetting. Qëllimi i emërimit antikushtetues të kryeprokurorit është për të mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, Vangjush Dakon nga përgjimet e shërbimeve të huaja për blerjen e votës nga kriminelët në këmbim të tenderave, Qazim Sejdinin për lidhjet me krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve. Opozita nuk mund të lejoje shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës dhe delegjitimimin e insititucioneve. Dorëheqja e Ruçit është hapi i parë i kthimit të normalitetit në Parlament”, deklaroi Spaho.

Pas kërkesës për largimin e Ruçit, deputetët e opozitës lanë sallën e mbledhjes. Ndërkohë, homologu i Spahos në kampin socialist e sheh këtë largim si frikë nga drejtësia. Në një postim, Balla u shpreh se opozita është bërë bashkë prej frikës nga drejtësia.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy