Kompania MABCO e biznesmenit Behgjet Pacolli, e cila kishte marrë përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës ka thënë se nëse është e vertëtë që kontrata do të zgjidhet, çështja do të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar.
Në një reagim publik, Pacolli thotë se ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë çështje, megjithatë sqaron se kompania është përpjekur të zgjidhë çdo mosmarrëveshje në rrugë institucionale.



