Adriana Kalaja dorëzoi sot në SPAK një kallëzim penal për Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij.
Nard Ndoka duke folur në MCN Live tha se kjo është një gjë pozitive, sepse hetimi mund ta çlirojë Bashën së qeni “peng i Ramës”.
"Unë e shikoj pozitive, për faktin se kjo e ndihmon edhe vet Bashën, sepse në një farë mënyrë është peng i Ramës nëpërmjet këtyre dosjeve. Mund të hiqet edhe si peng. Kjo e çliron, mund të jetë shumë interesante. Rama ia ka lënë të hapur gjithmonë atë dosjen e financimit rus, kjo është kryesorja, që Rama e ka marrë peng. Është një skemë shumë e madhe që e kalon politikën shqiptare, është një korrupsion ndërkombëtar në përmasa të mëdha. Do ishte interesante që ai hetimi në SHBA të lidhej. Unë dua që Basha të jetë i lirë sepse e shoh që ai ka pengesa në vendimmarrje, ka pengesa që t’i bashkohet grupit parlamentar, edhe kur bëhet fjala për një ankimim në Gjykatën Kushtetuese. Është një lajm i mirë që opozitës i hiqet kjo pengmarrje, pasi është shumë e rëndë, nuk kishte ndodhur në 30 vite. Ka shenja lirie edhe te SPAK-u, sepse ka një lloj pavarësie në prokuror të veçantë. Kjo është një provë edhe për SPAK-un. Pati një dritë shprese sepse për denoncimet që bëri Këlliçi për dosjen “5D”, pati një hetim. Nuk duhet ta pengojmë, por ta inkurajojmë”.



