Një ditë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama publikoi një listë me emrat e 100 zyrtarëve të administratës që ishin denoncuar nga qytetarët për shkelje të ligjit.
Por, lista e Ramës, e përbërë në fillim nga 100 persona, ka pësuar ndryshim pak orë pas publikimit. Kësaj liste i është bashkangjitur edhe emri i drejtoreshës së Hipotekës në Tiranë, Lediana Bardhi.
Drejtoresha në fjalë, e ardhur nga radhët e PS-së, nuk është e panjohur për publikun, ku shpeshherë është denoncuar në media për arrogancë dhe mungesë etike në komunikim me qytetarët.



