Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka deklaruar në konferencën e jashtëzakonshme me Kryeministrin Edi Rama, se në Ukrainë ndodhen rreth 60 shtetas shqiptarë. 11 prej tyre janë pjesë e planit të evakuimit në Shqipëri.
“Ka një komunitet të vogël shqiptarësh në Ukrainë që kanë krijuar familje e janë martuar atje. Ka 11 shqiptarë të sekonduar në organizatën e OSBE, që janë pjesë e planit të evakuimit. Ata janë të gjithë mirë, ne jemi në komunikim me ta, do të kthehen në Shqipëri.
Me pjesën e diasporës kemi qenë në kontakt të vogël me ta, 5 ose 6 vetë që kanë kërkuar asistencë për të lëvizur. Ambasadat tona në Varshavë e Rumani janë të gatshëm për t’i pritur. Janë 60 shtetas shqiptarë në Ukrainë”, tha Xhaçka.



