
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, deputeti demokrat, Edi Paloka, tha se arsyeja e shtyrjes së Kuvendit të PD-së është dëshira për t’u dhënë kohë mbështetësve të Bashës të përfshirë në procesin e nisur nga Komisioni i Rithemelimit.
Nuk është që ne po nxitojmë. Përkundrazi. E kishim shpallur Kuvendin për datën 22 mars. Arsyeja kryesaore që e shtymë në 30 prill ishte dëshira për të përfshirë në proces edhe ata që deri më 6 mars kishin qëndruar në krah të Bashës. Nuk po nxitojmë, e kemi zgjatur procesin për të afruar të tjerët. Një pjesë u afruan, u bënë pjesë e grupeve të punës. Pjesa tjetër nuk u angazhua menjëherë. Pjesa që mbeti e dinin që hyrja në këtë moment në një garë për të marrë votat e anëtarësisë do t’i linte ata në pozicionin e humbësit. Janë dhe një pjesë që i merr Gaz Bardhi dhe u thotë mos u afroni që do të ndryshojnë gjërat.



