Bëri fushatë në shkolla/ “Qëndresa qytetare” kallëzon në KQZ deputeten e PS, Elona Gjebrea

Bëri fushatë në shkolla/ “Qëndresa qytetare” kallëzon në KQZ deputeten e PS, Elona Gjebrea

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea është kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Qëndresa Qytetare.

Kallëzimi erdhi pas postimit në rrjetin social facebook të fotove nga ana e deputetes Gjebrea e cila deklaron se u ka premtuar nxënësve se forca politike që ajo përfaqëson do të përmirësojë kushtet e tyre, ku shihet qartë shkelja e nenit 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ.

Postimi i plotë:

Administrata po shkel ligjin, do te përgatitim dosjen për prokurori per te gjitha rastet e perdorimit te burimeve shteterore ne funksion te fushatave elektorale

Qëndresa Qytetare ka kallzuar ditën e sotme pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktivitetin e zhvilluar në shkollën ‘Abdullah Keta’ nga deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea. Ky kallzim u administrua nga KQZ dhe erdhi pas postimit në rrjetin social facebook të fotove nga ana e deputetes Gjebrea e cila deklaron se u ka premtuar nxenesve se forca politike qe ajo perfaqeson do te permiresoje kushtet e tyre, ku shihet qartë shkelja e nenit 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ.

Nga ana tjetër drejtoresha e shkollës "Adullah Keta" Ardita Gjini e cila ka lejuar përdorimin e ambienteve të shkollës, përdoimin e nxënësve dhe stafit në dispozicion të deputetes Gjebrea, ka konsumuar veprën penale të përodrimit të funksionit publik për veprimtari politike, vepër e cila dënohet me 6 muaj deri në 3 vite burg.

Ky është rasti i dytë brenda muajit janar i kallzuar nga Qëndresa Qytetare ku burimet shtetërore vendosen në dispozicion të fushatës elektorale. Ne i bëjmë thirrje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit Rregullator të marrë menjëherë masat e parashikuara administrative për shkelësit e ligjit kushdo qofshin ata.

Ekipi i Qëndresës Qytetare do të faktojë dhe përgatisë një dosje me të gjtiha rastet e shkeljeve ligjore duke përodrur shkollat dhe do ti drejtohet prokurorisë për të nisur hetimet për punonjësit e adminsitratës të përfshirë në abuzime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy