Basha: Kjo është nisja më e trishtuar e universitetit, maturantët janë rrugëve

Basha: Kjo është nisja më e trishtuar e universitetit, maturantët janë rrugëve

Kreu i PD-së e cilësoi nisjen e vitit të ri akademik si më të trishtin e 26 viteve të demokracisë.

Në një postim në “Facebook”, Basha shkruan se maturantët janë lënë rrugëve, pasi nuk u është dhënë e drejta të hyjnë në universitete mbi bazën e meritës.

Statusi i Bashës

“Nuk ka pasur në këto 26 vite nisje më të trishtë të universitetit se sa sot.

I lanë bosh gjysmën e auditoreve, për shkak te politikës armiqësore me maturantët. Gjysma e këtyre 18-vjeçarëve ëndërrimtarë e idealistë, janë rrugëve, ende pa përgjigje, në pritje të tepricave që do lërë reforma e Edi Ramës. Po para kesaj, ata e të gjithë maturantët e vendit kaluan 2 muaj ferri, sepse nuk ishin në dorën e meritës e aftësive, mundit e djersës, por nën masën arbitrare, skandaloze të Edi Ramës, i cili ndryshoi papritur rregullat e lojës.

Dekani i Ekonomikut në UT, thotë se maturantët më të mirë kanë bërë zgjedhje nën presion, ose te privati, ose në degë jo me emër, nga dëshpërimi për të mos humbur krejtësisht 3 vitet e maturës. Dramë e madhe. Ska si quhet ndryshe kjo e Edi Ramës që vazhdon ta pompojë si sukses.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy