Ish-kryeparlamentarja dhe deputetja socialiste Elisa Spiropali thumbon Kryeministrin Edi Rama me anë të një poezie, teksa përmend fletë-rrufe, algoritme dhe konspiracione haluçinante.
Ajo zgjodhi të përcjellë mesazhin përmes një poezie të Anna Akhmatova, duke theksuar se kritikat dhe goditjet mund të shndërrohen në forcë dhe qëndrueshmëri.
Mesazhi i saj vjen si një thumbim ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës së komunikimit politik.
Kur t’ju merren mënd e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.
Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj,
Paçka se e ndërtuan me nxitim.
Prej saj më shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.
Dhe në dritaren time ditë për ditë,
Fryn erë deti, më flladit.
Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,
E në mos mund të shkruaj më diçka,
Një ditë të perëndishme krahëlehtë,
Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.



