Meta me sportistët më të mirë: Na kanë ndihmuar të forcojmë identitetin kombëtar

Meta me sportistët më të mirë: Na kanë ndihmuar të forcojmë identitetin kombëtar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dha sonte një pritje me rastin e fillimit të Vitit të Ri 2018 për fituesit ndër dekada, duke filluar që nga viti 1957, të anketave “10 sportistët më të mirë të vitit”, ku ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit, sportistë dhe atletëve të shquar si dhe kampionë të disiplinave të ndryshme si futbolli, basketbolli, volejbolli, atletika, gjimnastika, peshëngritja, çiklizmi, shahu, qitja, tenisi, hipizmi, mundja, etj., si dhe gazetarë sportivë e presidentë e drejtues të apasionuar të federatave respektive.

Meta me sportistet (1)

Në përshëndetjen e tij, duke vënë në pah arritjet dhe vlerat e sportistëve shqiptarë ndër vite si dhe rëndësinë e tyre për rritjen e imazhit të Shqipërisë e shqiptarëve në botë, Presidenti Meta përcolli vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë sportistët në vite, të cilët kanë dhënë shumë emocione dhe na kanë ndihmuar gjithashtu të forcojmë identitetin tonë kombëtar.

“Është një lumturi e veçantë që t’ju përshëndes sot me rastin e këtij viti të ri, këtij viti mjaft të rëndësishëm të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut për të gjithë shqiptarë dhe t’ju uroj mbarësi. Kjo sallë është e vogël dhe modeste për të mbajtur peshën emocionale dhe të arritjeve të gjithë brezave të sportistëve tanë, djem dhe vajza të cilët i kanë dhuruar dhe vazhdojnë t’i japin aq krenari dhe kënaqësi shqiptarëve. Ju përfaqësoni modelet më të arrira qytetare dhe sportive të shoqërisë sonë.
Ju personifikoni shpirtin e garës, talentin, punën e palodhur, mirësjelljen, dinjitetin, ambicien për të triumfuar, punën në grup, këmbënguljen dhe suksesin, vlera dhe cilësi, të cilat janë një shembull edhe për brezin e ri të sportistëve dhe rinisë sonë”, tha Presidenti.

Meta me sportistet (3)

Ai u shpreh se ne nuk mund të projektojmë një të ardhme më të suksesshme edhe për sportin tonë pa vlerësuar dhe pa iu rikthyer edhe traditave tona më të mira.
"Sporti dhe Rinia kanë qenë në shekuj dhe do të mbetet një binom i pandarë! Bukuria, freskia, energjia dhe përkushtimi i fëmijëve dhe i rinisë sonë janë lajtmotivi i gjithë garave sportive. Do të uroja gjithashtu që dhe rinia jonë të shohë te sporti jo vetëm një mënyrë argëtimi apo performance, por edhe një stil jete i cili i ndihmon ata në zhvillimin harmonik të shëndetit dhe mendjes së tyre, që i ndihmon për një jetë më të kulturuar sociale e të shëndetshme”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Meta me sportistet (2)

Ai theksoi se sporti është mënyra më e mirë për të mbajtur fëmijët dhe të rinjtë tanë larg varësisë nga stimulantët dhe droga, nga stresi, depresioni e veset të këqija, nga obeziteti, apatia dhe vetë-izolimi.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy