
Pasi u rikthye në selinë blu, ish-kryetari Berisha ka tashmë edhe zyrën e tij. Burimet i thanë MCN se ai është vendosur në një zyrë në katin e katërt të ndërtesës.
Pasi gjykata njohu Komisionin e Rithemelimit dhe statutin e miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, Berisha ka deklaruar se do të zhvendosej në selinë e partisë, e cila sipas tij nuk ka kryetar.
“Zyra ime do të jetë një zyrë midis këtyre zyrave. Nuk ka zyrë kryetari, nuk ka kryetar”, u shpreh Berisha dy javë më parë.
Ndërkohë që PD ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila njeh vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, Berisha nuk njeh si kryetar Enkelejd Alibeajn, i komanduar në këtë detyrë pas dorëheqjes së Bashës.



