Kume: Vetëm 40% e Kryesisë së PD është aktive, ripërtëritja mbetet për t’u parë (VIDEO)

Kume: Vetëm 40% e Kryesisë së PD është aktive, ripërtëritja mbetet për t’u parë (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume vlerëson praninë e të rinjve në Këshillin Kombëtar, por ngre pikëpyetje mbi aktivizimin e strukturave drejtuese dhe kritikon përjashtimet brenda partisë.

 

Lidhur me ripërtëritjen e Këshillit Kombëtar të PD, Kume tha për “MCN Live”, se largimi i disa të vjetërve, nuk përbën lajm pasi ata nuk ishin aktiv vetë dhe madje disa kishin dhënë dorëheqje.

 

Se sa do përtërihet mbetet për tu parë tek strukturat drejtuese në qendër. Këshilli Kombëtar dy herë në vit mblidhet, nuk është se ka rol aktiv. Vendimet merren te Kryesia, grupi parlamentar apo sekretariatet e Partisë Demokratike. 

 

Mbetet për tu parë nëse do të ketë ripërtëritje apo jo. Se nëse do shohim sot Kryesinë e PD, vetëm 40% e tyre janë aktivë. Shumë prej tyre nuk i kushtojnë vëmendje, nuk ka angazhim. 

 

Më erdhi mirë që në Këshillin Kombëtar kishte përbërje me goxha të rinj. Futja e të rinjve ishte një element goxha pozitiv, por dhe ata duhet ta tregojnë veten. 

 

Nuk është se kishte ndonjë surprizë të madhe. Largimi i disa të vjetërve, nuk është se përbën lajm, se ata nuk ishin aktiv vetë, disa kishin dhënë dorëheqje. 

 

Më shumë te largimi janë shtyrje të lajmeve nga ndonjë person që mund të mbetet i pakënaqur, por kanë qenë shumë minore në këtë problem. 

 

Problem ishte përjashtimi që bëri zoti Berisha me grupin Salianji. Por Partia Demokratike nuk ka nevojë për këtë lloj fryme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy