24 vite nga masakra e Reçakut, Nikolla: Dialogu pa parakushte, rruga drejt paqes

24 vite nga masakra e Reçakut, Nikolla: Dialogu pa parakushte, rruga drejt paqes

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dhënë një mesazh me rastin e 24-vjetorit të masakrës së Reçakut.

Nikolla thotë se 15 janari është dita e dhimbjes dhe njëkohësisht apelit që krimet e luftës, mizoritë, vrasjet e civilëve dhe ndarjet që ato kanë krijuar duhet të marrin fund.

Intensifikimi i dialogut pa parakushte dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi është rruga për pajtimin e qëndrueshëm, paqen, prosperitetin dhe evropianizimin e Ballkanit Perëndimor.

Vlerësoj konstatimin e Këshilltarit të Departamentit të Shtetit Derek Chollet mbi vullnetin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut, i cili do t’i garantojë Kosovës integrimin në strukturat euro-atlantike.

Në masakrën e Reçakut, forcat paramilitare serbe kryen një nga sulmet më të rënda në Kosovë gjatë të cilit u vranë 45 qytetarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy