Çipi: Rama s’ka interes të zgjidhë krizën. Caca: Asnjë parti nuk ka mbledhur aq njerëz sa protesta (VIDEO)

Çipi: Rama s’ka interes të zgjidhë krizën. Caca: Asnjë parti nuk ka mbledhur aq njerëz sa protesta (VIDEO)

Gazetari Kastriot Çipi, ndan bindjen se Kryeministri Edi Rama është i shqetësuar nga protesta, pro se nuk ka asnjë interes që të zgjidhë krizën dhe të bëjë negociata të ndershme.

 

Ndërsa arkitekti Gjergji Caca tha për “MCN Informacion” se protesta nuk ka arsye që të verifikohet si numër pasi ka arritur aq sa asnjë nga partitë politike nuk ka mbledhur ndonjëherë.

 

Çipi

Që Rama është shqetësuar nga kjo protestë, është e dukshme. Letrat që bën Rama për të vetët është si materiali i suflerit, se ai e di që ka një rreth me idiotë dhe analfabetë funksional dhe i duhet dokumenti për ti mësuar të flasë. 

 

Rama nuk ka asnjë interes të zgjidhë krizën dhe të bëjë negociata të ndershme, sepse nëse Rama do të kishte vullnet, mjafton të kalonte për rishikim ato katër ligje. Ti ke prekur zonat e mbrojtura dhe nuk e shtron fare për diskutim. 

 

Nëse do e bëje i heq një armë protestës. “Besën” mund ta quajë dhe pasaportë europiane, Rama nuk ofron zgjidhje, nuk do ndryshim sistemi dhe për fatin e tij të mirë ka në krah PD që bën çmos për ta mbajtur në pushtet. Rama nuk do të ndryshojë asgjë në sistem. 

Do që njerëzit ta harrojnë fjalën referendum.

 

Caca

Protesta për mua nuk ka më arsye të verifikohet si numër, se i ka arritur. Asnjë nga partitë të dyja bashkë nuk kanë arritur t’i mbledhin aq njerëz. Është lënë njëzëri që protesta do të vazhdojë për sa kohë që njerëzit kanë dëshirë dhe mblidhen në shesh. Organizimet e protestës janë përmes grupimeve. Por askush nga ata të mikrofonit aty, nuk mbledhin dot as 100 veta po të dalin më vete.

 

Të lexosh atë dokument “Besa”, është një lloj eseje e klasës së 8-9, për atë nivel parlamentarësh se nuk i afrohesh dot një niveli më të zgjuar. I mungojnë vetëm shkronjat në faqen e parë, që t’iu tregosh këta janë shkronjat. Është problemi që nuk dinë të lexojnë. 

 

Niveli është aq qesharak se e quajnë dokument. E para nuk është dokument, është si të shkruash një refleksion. E ka keqpërdorur fjalën besa dhe më vjen shumë keq për fjalën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy