Tabaku: Kemi numrin më të lartë të azilkërkuesve, koha për të ndryshuar realitetin

Tabaku: Kemi numrin më të lartë të azilkërkuesve, koha për të ndryshuar realitetin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar shifrat e fundit që tregojnë numrin e azilkërkuesve shqiptarë në Europë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ajo bën me dije se janë mbi 200 mijë shqiptarë që në 8 vitet e fundit kanë aplikuar për azil në kontinent dhe kanë braktisur atdheun.

Sipas Tabakut ka ardhur koha për të ndryshuar realitetin dhe që politika të punojë për qytetarët.

Shqipëria e Ramës është një Shqipëri që shkretohet. Kemi numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë duke rrezikuar edhe një nga pikat e vendosura nga BE për çeljen e negociatave. Kriteret e vendosura janë një letër lakmuesi për të kuptuar se sa seriozisht e ka qeveria jonë procesin e integrimit. Por sot numërohen mbi 200 mijë shqiptarë që kanë ikur nga vendi në 8 vjet. Nuk shohin të ardhmen këtu, nuk besojnë më tek një qeveri që punon për veten dhe varfëron shqiptarët. Ka ardhur koha të ndryshojmë realitetin! Ka ardhur koha që politika të punojë për qytetarët! Ka ardhur koha që integrimi të jetë kryefjala e përpjekjes sonë për një vend më të mirë dhe pranë familjes Europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy