111 vjetori i Pavarësisë, Hasani: Modeli ynë i bashkëjetesës burim frymëzimi e krenarie

111 vjetori i Pavarësisë, Hasani: Modeli ynë i bashkëjetesës burim frymëzimi e krenarie

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka uruar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me një mesazh në rrjetet sociale.

Ai shkruan se modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri.

Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën!

Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare. Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy