Basha: Si ndihet vajza juaj kur gratë diskriminohen? Rama: Ruaji nga Saliu dhe Likja

Basha: Si ndihet vajza juaj kur gratë diskriminohen? Rama: Ruaji nga Saliu dhe Likja

Figura femërore është në qendër të fushatës elektorale të dy forcave politike në vend, demokratëve dhe socialistëve.

Kryeministri Edi Rama ka cilësuar si një nga pikat e tij të forta në këto zgjedhje përfshirjen në lista të një numri shumë të madh të vajzave dhe grave, e në kundërpërgjigje të kësaj, Basha ka realizuar një videomesazh, ku sulmon kreun e qeverisë.

"Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek. Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë… Kur përqeshen… Kur ofendohen… Kur diskriminohen…Vetëm sepse bëjnë punën e tyre! Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj… Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë? Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model. Voto për ndryshimin", shkruan Basha.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha pasi ky i fundit publikoi një video në lidhje me sjelljen e Ramës me gratë dhe vajzat. Rama thotë se ofendimi dhe shpfija nuk kanë gjini dhe janë të pajustifikueshme pavarësisht gjinisë së autorit.

Ai i kërkon Bashës së vajzat e shqiptarëve t’i ruajë nga “Saliu, Likja dhe të gjithë harbutët që lemerisin dynjanë kur hapin gojën”.

Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësisht nga gjinia e autorit!Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!”, shkruan Rama.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy