Këlliçi flet për aksionin e PD: Rama e ka ekspozuar vendin ndaj rreziqeve të jashtëzakonshme

Këlliçi flet për aksionin e PD: Rama e ka ekspozuar vendin ndaj rreziqeve të jashtëzakonshme

Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaron se në agresionin e madh që ka qenë Partia Demokratike ia doli të mbijetojë dhe të jetë forca më e madhe politike në vend. 

Ia ka dalë të ketë gjysmë milioni vota dhe 36% të votave të qytetarëve, nga ky moment e mbas ne jemi në aksion për ti bërë të qartë çdo qytetari se kush e drejton sot.

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se përballë kandidatëve politikë në PD ka grupe kriminale dhe se është vrarë procesi elektoral.

Sipas tij, Edi Rama ka propagandën se paguan median dhe krimin e organizuar që e mbështet dhe se është kthyer në armikun më të madh të SHBA-ve.

Këlliçi shtoi se Rama e ka ekspozuar vendin tonë ndaj rreziqeve të jashtëzakonshme dhe e ka kthyer në pikë trafiku të kokainës në Europë.

Kryeministri është i lidhur ngushtësisht me kartelet e krimit në Amerikën Latine dhe kjo është shenjë kriminalizimi. 

Paratë e krimit pastrohen në kulla dhe ndërtim. Gjithë këta miqtë e këtij që shoqërohet dhe shkon në Aruba, që vendosin ku bëhen kulla.

 Ky njeriu që i vendos dhe siluetën kullave, është mik me armiqtë më të mëdha të administratës amerikane, duke filluar që nga karteli i Sinaloas që ndërkohë që SHBA i ka shpallur organizatë terroriste, ky i jep leje për kazino në Vlorë. 

Rama na ka kthyer në gropën septike të Europës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy