
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gjatë analizës së tij për fjalimin e kryeministrit, tha se temën e korrupsionit pas 11 vite në qeverisje, e preku si një test për publikun.
Sipas tij, ai e përmendi për të parë a do të jetë temë e fushatës së ardhshme.
Rama me fjalimin e tij u munduar të testonte disa gjëra për të parë se si do reagonte opinioni publik. Natyrisht se ju desh të thoshte edhe diçka kundër korrupsionit për të parë a mund të jetë kjo një temë e fushatës. Rama në shtator do të fillojë fushatën dhe kjo që po bën është për zgjedhjet e vitit 2025. Ai po rishpik veten. Do të ketë të rinj dhe të vjetërit. Ai testoi idenë për Shqipërinë 2030, idenë e integrimit.
E para kjo, dhe e dyta, Rama e ka të qartë një gjë, që ka një vit që përgatitet.
Rama do që të bëj një reformë të reformës në drejtësi dhe një reformë të disa ligjeve themelore të shtetit në të cilën disa nga gjerat që si ka bërë dhe në vend se ti bëj një e nga një, si ligji i mediave ne vete, i SPAK, më vete, do ti bej si paketë dhe ta shes këtë paketë në publik si një paketë për themelimin e integrimit evropian, për reformën në drejtësi dhe për ti dhënë një vrull luftës kundër korrupsionit.
Ai ka një ide të qartë, ka një vit që ka mbajture të informuar trupin diplomatik duke i çuar materiale duke i munduar ti përfshijë dhe se shpejti do ta shpall edhe këtë komisionin e reformës.



