Kryeministri Edi Rama i dhuroi sot në Prishtinë Akademikut Rexhep Qosja titullin “Ylli i Medaljes”.
Në një ceremoni të zhvilluar krah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vetë Akademikut dhe disa prej ministrave të kabinetit Rama e Kurti, Rama ndau me të pranishmit përshtypjet e tij për Rexhep Qosjen.
Rama vlerësoi figurën atdhetare dhe letrare të Rexhep Qosjes duke thënë se është dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare.
Kryeministri Rama tha se akademik Qosja është ndër patriotët e palëkundur, nga të fundmit viganë në një botë mediatike qaramanësh, njeri i admirueshëm, një zotni burrë në kuptimin më të plotë të kësaj shprehje të shqipes.
’Është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh. Ti shprehësh mirënjohjen e të vlerësosh një njeri të admirueshëm, do të thotë të marrësh uratën e tij. S’ka se sit ë mos më lumturojë, aq më tepër që jamë kryeministri më i mirë mes artistëve, kurse profesori ësthë më i vetëdijshmi i një gjuhe e një kombi.
Vetëdija atdhetare e Qoses është tipari dallues i një intelektuali e patrioti të palëkundur, zotni burrë i shqipes.
Qëndron në kohë si shembulli gjrumimit të së mirës së përbashkët në një vend ku zhurmat dhe pluhurat mendor e kanë dominuar prej kohësh mjedisin e përbashkët publik. Ka qenë shumë vite më parë kur asokohe nxënës në Liceun Artistik, mes rafteve të lejuara nga censura komuniste më ran ë dorë Anatemia e Kulturës. Nuk e di sa herë i jam kthyer faqeve të atij libri, ishte i lejuar por kishte një ndjesi kejt tjetër.
Përçonte një aromë krejt tjetër nga botimet shabllone të kritikës së marksizëm leninizmit. Qysh atëhere u vura në gjurmët e autorit të atij libri. Më ngjante si një dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare. Kur flitej për Barletin e Çeçovin, mua më shfaqej Qosja.
Kur vetë jeta e tij e ndërkallur në atdheun e tij, në rrahjen e pulsit të kombit të vet, është një libër i shkruar me ndërgjegjen.
Megjithëse profesori i meriton të gjitha, krejt prej meje dhe të tjerëve, për mua Rexhep Qosja hyn ndër ata njerëz që jam me fat ta quaj veten bashkëkohës dhe është privilegj.
Mbetet për mua një përjetim të 2018, një moment i veçantë përbashkues kombëtar rreth kujtimit e përkujtimit të Skënderbeut në 550 vjetorin e kalimit të tij në amshim. Qosja e Kadareja u bë kumbar. Ai pranoi në intimitet në kullën e librave të tij, simbolin e vogël të vitit mbarëkombëtar që e vuri në jelek në krahun e zemër. Kur e pashë sot atë foto, yllin në krahun e zemrës, pata ndjesinë që simboli do e kishte jetën e gjatë. Ky symbol është ai i medaljes së kryeministrit të Shqipërisë, që kam nderin tia dorëzoj sot profesorit dhe bashkë me kryeministrin e Kosovës bash me 85-vjetorin e lindjes së tij. Mbase sot është dita dhe të nxjerrë diçka shumë personale për të thënë se nga koha kur ishta në opozitë, sot nuk më kritikon që kam ardhur me duar në xhepa. E kam fjalën për njëherë kur gjatë inagurimit të një shkolle në Tiranë, por ishta dhe kryetar opozite, kamerat më zunë gafil me duar në xhepa dhe j vëzhgues i imtë më kritikuar me një artikull opozitë m duart në xhepa. Nuk e fsheh dot. Dihet botërisht që kritikët e mi e dinë që nuk më bëjnë kritikë. Por mua le të më gjejnë një foto me duar në xhepa gjatë vizitave të mia në kantier. Besojeni ose jo, menjëherë më kujtohet Qosja me atë artikullin qortues dhe i heq direkt. Siç thotë profesir njeriut i duhet ti dhëmbë diku, vetëm budallenjve nuk i dhemb asgjë. E pra, që atëhere me dhembi, dhe kurrë më duart në xhepa. Qosja nuk e ka fuqinë vetëm tek gërmat, por i rendit njeriu që e ka mishëruar me forcën e shembullit fjalën e dhënë të rrugëtimit aspak të lehtë të një jete që fatmirësisht shpresoj të jetë më e gjatë. Më kujtohen dhe disa kritika, që do ishte mirë të merrja personalisht.’’- tha Rama.
Nga ana e tij profesor Rexhep Qose u shpreh se ndjehej shumë mirë që këtë medalje e merr pikërisht në kryeqytetin e Kosovës.
Ai vlerësoi Ramën dhe Kurtin si dy politikanë intelektualë që duhet të prijnë qeveritë e tyre drejt zhvillimit politik dhe kombëtar të popullit shqiptar.
Kjo gjasë që kemi për të bërë përpjekje për të ndryshuar dhe përmirësuar fatin tonë historik na bën shumë përgjegjës të gjithëve. Më në fund të gjithë popullin. Takimi i sotëm i dy delegacioneve, padyshim që mua më solli shumë gëzim, te të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin ata. Ishte një takim shumë premtues, o sa bukur, sa duket bukur kjo pamje e politikanëve, e ministrave dhe të tjerëve nga Shqipëria dhe Kosova. Unë i lejoj vetes mosha me të cilën jam, prej 85 viteve më jep të drejtën morale Ramës dhe Kurtit që të takohen si sot më shpesh. Të takohen qeveritë e tyre, të mbajnë mbledhje qeveritë e tyre, kryeministruara, ju duket fjalë e re. Në këto takime, në këto mbledhje të bëjnë, njësojnë, një ideal të përbashkët që na e kanë lënë epoka e rilindjes shqiptare që e kanë formuluar burrat më të mirë të popullit shqiptar, të cilët kanë thënë si ta krijojmë Shqipërinë dhe shqiptarin. Të njësojnë idealin, të njësojnë qëllimet. Me njësimin e idealit, të kontribuojnë, me një vlerë të madhe që quhet kohezion, i një populli, shpirtëror, kombëtar. Historia na ka mësuar se kur e krijojnë e arrijnë kohezionin, me këtë e kanë mundur armikun, e kanë arritur idealin. Përmban fuqinë e një populli, me kohezion ne do arrijmë që të mënjanojmë një varg vështirësish, pengesash, rreziqesh që i kemi pësuar dikur. Disa rreziqe, provokim, sfida të ndryshme që na kanosen dhe sot, prej nga e dimë e nga se dimë ende. Të papriturat na vijnë. Unë uroj që këta të punojnë, të kontribuojnë, me rendimin e vendimeve të tyre politike, ti kontribuojnë kohezionit. Me kohezion do të realizojnë më mirë, më lehtë qëllimet e tyre për zhvillimin politik, historik, kombëtar… e të tjera të popullit shqiptar. Janë të arritura të përgjithshme, për ardhmërinë e Shqipërisë dhe Kosovës, se unë në veprat time i kam parë të bashkuara, ashtu qoftë.



