Enkelejd Alibeaj deklaroi se do të konsultohet me kryetarët e partive aleate lidhur me propozimet për Presidentin e ri.
Alibeaj theksoi se për kreun e shtetit do të synohet një kandidaturë që do të ketë mbështetjen e përbashkët nga të gjitha palët.
Do konsultohemi me aleatët, për të gjitha dëshirat, qëndrimet lidhur me procesin dhe emrat eventual. Nesër pasdite do ketë një tjetër mbledhje pas konsultimeve me aleatët tanë. Për respekt të të gjithë kolegëve dhe personave që janë lakuar, për sa kohë nuk është finale, mos më pyesni se cilët janë emrat e lakuar. Kemi pasur takim me aleatët tanë sot, kemi shkëmbyer opinionet tona. E udhës është që emrat të konsultohen reciprokisht për të gjetur më të mirët e mundshëm. Sot shumica 26 kolegë iu përgjigjën pjesëmarrjes në mbledhjen e grupit parlamentar. Do jetë kandidaturë që të ketë mbështetje të përbashkët nga të gjitha palët”.



