Takimi Tryeza e Metës për ngërçin politik, flet aleati Bashës: Nuk ka asnjë lloj qëndrimi

Takimi Tryeza e Metës për ngërçin politik, flet aleati Bashës: Nuk ka asnjë lloj qëndrimi

Ka nisur në selinë e Kuvendit të Shqipërisë takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Në selinë e Kuvendit ka mbërritur kreu i Partisë Libra, Ben Blushi. Atje ka shkuar dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili megjithëse është pjesë e opozitës, ka deklaruar se shkonte në takim pasi i kishte dhënë fjalën kryeparlamentarit Meta.

"Mua më mori edhe në telefon dhe i thashë do vij. Pas takimit në orën 6 me Bashën, partitë tjera nuk erdhën. Nuk ka asnjë lloj qëndrimi. Tryeza sapo ka filluar. Unë do jem aty ku kam qenë. Do rikthehem te tryeza e Partisë Demokratike", deklaroi Duka.

Në takim janë të pranishëm, kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi, kryetari i grupit të LSI, Luan Rama i LSI-së, dhe kryetarja e grupit të PDIU, Mesila Doda. 

Ndërkohë, partitë e opozitës nuk kanë pranuar të marrin pjesë në tryezën e thirrur nga kryeparlamentari Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy