Kryeministri Rama shpjegon arsyet e krijimit të “ERTV”

Kryeministri Rama shpjegon arsyet e krijimit të “ERTV”

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari i News24 Ylli Rakipi në lidhje me “televizionin” e tij ERTV, I cili shfaq live aktivitetet e kryeministrit Rama në rrjetin social "Facebook".

Për herë të parë kryeministri ka dhënë arsyet e tij se përse ka vendosur që t’i vërë emër transmetimit LIVE në rrjetin e tij social me emrin ERTV.

 “Në fakt është një mjet komunikimi që e ka sjellë koha dhe është pa ndërmjetësa. Pra pa ndërmjetësinë tuaj që në përgjithësi, më vjen keq ta them, si katund në Tiranë, ndërmjetësoni të tretët. Nuk e kam për ju, por e kam në përgjithësi.

Ai është një opsion alternative për të komikuar drejtpërdrejt me njerëzit”, tha Rama. 

“Katundit mediatik” të Edi Ramës, gazetari Rakipi ia ktheu menjëherë reston.

“Tirana është një katund i madh. Ashtu siç thatë ju media katund, atëherë kemi një qeverisje katundarësh”, tha gazetari Ylli Rakipi.

Kryeministri i zënë ngushtë u detyrua ta pranonte: “Ka një katund politiko-mediatik dhe kjo është e vërtetë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy