Kandidon në listat e PD, Lediana Fratari: Në këtë garë nuk jam vetëm, kam mbështetjen e babait tim

Kandidon në listat e PD, Lediana Fratari: Në këtë garë nuk jam vetëm, kam mbështetjen e babait tim

Lediana Fratari, kandidatja për deputete e PD në listën e Tiranës nuk është një emër i panjohur. Ajo është vajza e biznesmenit Hajredin Frataj.

E ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Lediana Fratari deklaroi se në garën për të fituar një mandate në parlament, nuk është vetëm, por ka edhe mbështetjen e babait të saj.

Pjesë nga intervista:

Lediana kur flet për begraundin e vet ka parasysh faktin që është e bija e biznesmetit të njohur Hajredin Frataj, është një privilegj apo barrë?

Fratari: Është privilegje dhe këtë e shoh edhe me elektoratin tim. Unë në këtë garë nuk jam futur e vetme por kam mbështetjen e babait tim që është Hajredin Fratari. Nominimi im nga shoqata e të përndjekurve ka ardhur sepse ai është ish i përndjekur. Unë jam brez tjetër por kjo nuk do të thotë që nuk e di historinë. Kur jam kthyer në Shqipëri kam mbetur e shokuar kur kam parë në shumë libra që nuk është e pasqyruar historia.

Ju jeni e djathtë, ka luajtur rol statusi që jeni të përndjekur apo formimi?

Fratari: Kanë qenë të dyja. Babai im ka qenë një nga themeluesit e PD. Por unë jam e mendimit që qytetarët duhet të menaxhojnë paratë e tyre dhe unë përkrah politikat e djathta, nuk e gjej veten në politikat e majta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy