Protestat e PD, Vokshi: Duhet organizim politik, jo vetëm protesta (VIDEO)

Protestat e PD, Vokshi: Duhet organizim politik, jo vetëm protesta (VIDEO)

Analisti Indrit Vokshi komentoi në ‘MCN Live’ zhvillimet e fundit rreth protestave të Partisë Demokratike, duke theksuar se ato kërkojnë organizim politik dhe nuk përbëjnë të vetmen mënyrë për të arritur fitore në fushën politike.

 

Vokshi nënvizoi se opozita aktualisht është e fragmentuar dhe mungesa e strategjisë po e dobëson popullsinë shqiptare. Ai theksoi rëndësinë e kombinimit të veprimeve të jashtme, si protestat, me organizimin dhe strategjinë politike.

 

Opozita është kthyer në dy fraksione të Partisë Socialiste. Janë bashkuar të gjithë dhe jetojnë në 10 metra katrorë së bashku, duke pasur një plan të qartë për të sunduar këtë vend. Këto mungesa të politikës po tkurrin popullsinë shqiptare. Nuk ka shtet të fortë me popull të varfër.

 

Njerëzit që e njohin politikën e dinë që veprimtaria opozitare përbëhet nga disa forma, ku një ndër të cilat është protesta, dhe organizmi për të zhvilluar një mesazh politik më të besueshëm për njerëzit. 

 

Opozita po bën vetëm pjesën e protestës. Është një gamë e gjerë marrëdhëniesh që të çon në një pozitë më të fortë në raport me votën e njerëzve, sepse çdo skenar i mundshëm ndahet me votë popullore. Nuk ka vetëm një mënyrë për të të çuar në fitore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy