Biberaj: Media është bërë shtojcë e pushtetit të Ramës, takimi elektoral duhet të jetë i hapur

Biberaj: Media është bërë shtojcë e pushtetit të Ramës, takimi elektoral duhet të jetë i hapur

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit thotë se media është një pushtet shumë i rëndësishëm dhe politikanët duhet ta respektojnë më shumë se çdo pushtet tjetër, pasi i bën reklamën dhe e bëjnë një politikan të njohur.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se është e vërtetë që nuk ka vrasje dhe persekutime gazetarësh, por kujtoi se dhe në diktaturë nuk ka pasur vrasje persekutime dhe se gazetari e dinte se çfarë duhet të bënte.

E njëjta gjë ndodh dhe sot, por problemi është me pronësinë, se vija editoriale shkon sipas interesave të pronarit.

Gazetarët nuk janë të lirë se në momentin që bën një shkrim që shkon në kundërshtim me vijën editoriale, penalizohet, kalon në vijë të dytë ose largohet.

Gjendja e medias është e mjerueshme në Shqipëri dhe fatkeqësia është që po shkon çdo ditë keq e më keq. Imagjino fushatë elektorale me CD. Kjo s’është media, por epruvetë.

Gazetaria është ku është lajmi, jo kur të vjen lajmi me link nga Kryeministri dhe kryetari i bashkisë. Gazetaria është terreni, për gazetarinë nuk duhet të ketë asnjë derë që mbyllet.

Fatkeqësisht media është bërë një shtojcë e pushtetit të Edi Ramës. Në kohën e Berishës, ka qenë gazetari e lirë. Por në atë kohë ato media ishin. Koha Jonë bënte gazetari, bënte lajm.

Për çdo shkrim që bënte Zëri i Popullit dhe Koha Jonë kishte reagim dhe nga Presidenca dhe nga Kryeministria. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk bën asnjë takim elektoral ku lejohet të hyjë media.

Nëse Berisha dhe Meta nuk lejon gazetarë në takimet elektorale, është gabim i madh, dhe përgjegjësi e tyre. Takimi elektoral duhet të jetë i hapur.

Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike.

Në treguesin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë kur radhitej e 103-a.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy