PD ka akuzuar Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se ishin në dijeni të plotë të aktiviteteve kriminale të Emiljano Shullazit, madje kishte edhe mbështjetje të plotë të qeverisë.
Duke folur nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani i bëri edhe një apel Prokurorisë për hetim të plotë dhe të mos ndikohet nga presionet e Ramës dhe Tahirit.



