Sherri mes dy zyrtareve, reagon dega e PS në Kolonjë: Debati ka ndodhur për motive personale

Sherri mes dy zyrtareve, reagon dega e PS në Kolonjë: Debati ka ndodhur për motive personale

Dega e Partisë Socialiste në Kolonjë, me anë të një postimi në faqen zyrtare “Facebook”,  ka reaguar pas denoncimit që ka bërë në polici shefja e financës në Drejtorisë së Shëndetit Publik në këtë qytet, Kristina Stoja.

Kjo e fundit pretendon se ishte kërcënuar me largim nga puna, nga shefja e burimeve njerëzore.

55-vjeçarja Kristina Stoja tha se është dhunuar barbarisht në ambientet e poliklinikës nga shefja e personelit Dorina Tallo, 30 vjeç. Ajo thotë se autorja e dhunës e ka kërcënuar me largim nga puna nëse ajo nuk votonte PS. Mësohet se 55-vjeçarja është simpatizante e LSI-së.

Partia Socialiste në Kolonjë thotë se ky rast është politizuar, por sipas tyre ka ndodhur për motive personale.

“Partia Socialiste Kolonjë shpreh keqardhjen e thellë për politizimin pa asnjë shkak e provë të një ngjarje me motive personale midis dy protagonisteve ne mjediset e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë. Ne vijojmë punën për Shqipërinë qe duam, për të vazhduar misionin e qeverisjes së vendit nga Partia Socialiste për ndërtimin e shtetit. Të dëshpëruarve qe herë nxisin dhunë e herë vetë-viktimizohen i ftojmë të ruajnë qetësinë, dhe të presin me dashuri votën e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e degës së Partisë Socialiste në Kolonjë.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë duke proceduar penalisht në gjendje të lirë, 30-vjeçaren Tallo, dhe duke zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy