Spiropali pret të Ngarkuarën me Punë të SHBA: Zgjerim në bashkëpunimin ekonomik dhe shtetin e së drejtës

Spiropali pret të Ngarkuarën me Punë të SHBA: Zgjerim në bashkëpunimin ekonomik dhe shtetin e së drejtës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn.

VanHorn e uroi Spiropalin për zgjedhjes kryetare e Kuvendit dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis Kuvendit dhe Ambasadës së SHBA, për mbështetjen e zhvillimit, demokratizimit, konsolidimit të institucioneve dhe integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

Spiropali uroi të Ngarkuarën me Punë, VanHorn, për misionin e saj në Shqipëri dhe e njohu me disa nga prioritetet e punës së Kuvendit dhe të sesionit të ri parlamentar.

Më tej nënvizoi se në detyrën e kryetares së Kuvendit do të udhëhiqet nga Kushtetuta, ligjet, përpjekjet maksimale për konsensus, racionalitet, konstruktivitet dhe transparencë, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha grupet parlamentare dhe opozitën.

Spiropali dhe VanHorn diskutuan edhe mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në Shqipëri, rolin e Kuvendit në thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e procesit të anëtarësimit në BE, fuqizimin e institucioneve të pavarura, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy