Teatri Kombëtar/ Vokshi: Është koha që Rama dhe Veliaj të dalin para drejtësisë

Teatri Kombëtar/ Vokshi: Është koha që Rama dhe Veliaj të dalin para drejtësisë

Pas vendimit të qeverisë ku trualli i Tatrit Kombëtar i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës, ka reaguar edhe deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Në një postim në Facebook, Vokshi e konsideron vendimin si një akt poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e fundit rrëzoi vendimin e qeverisë në vitin 2020, që e kalonte pronësinë e truallit të ish-godinës së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranë. Vokshi akuzon gjithashtu kryeministrin Edi Rama se nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme.

Deklarata e Albana Vokshit:

Vendimi i pak javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese thotë qartë se vendimi i qeverisë i një viti më parë për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës ishte antikushtetues, në dëm të trashëgimisë kulturore kombëtare. Vendimi do të thotë se Edi Rama nuk pyet për institucionet e reja të drejtësisë, kur vendimet e tyre pengojnë planet e tij korruptive me tokën e Teatrit Kombëtar. PD e ka thënë që prej ditës së parë se Edi Ramës, nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme. Kalimi ne pronësinë e Bashkisë së Tiranës i truallit të Teatrit Kombëtar është pasojë e tjetërsimit të votës së qytetarëve. Një kryeministër si Edi Rama, pushteti i të cilit buron nga masakra elektorale e 25 prillit, ka për të marrë gjithmonë vendime kundër interesit të qytetarëve. Në vend të një kryeministri, vendi do të sundohet nga një politikan që del mbi gjykatat dhe mbi ligjin. Është koha që SPAK të mos provohet si vegël në duart e sundimtarit Rama. Është koha që Edi Rama dhe Erion Veliaj të dalin para drejtësisë dhe të ndalohet masakra tjetër me tokën e Teatrit Kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy