Sot Kuvend/ Deputetja Ina Zhupa kërkon interpelancë me ministren e Kulturës

Sot Kuvend/ Deputetja Ina Zhupa kërkon interpelancë me ministren e Kulturës

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi në orën 10:00. Deputetja e PD, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Kulturës Elva Margariti. Gjithashtu do të miratohen emrat e deputetëve që do të angazhohen për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

Dy kryetarët e Reformës Territoriale do të jenë Benet Beci nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë konsideruar si “2 kuajt” e betejës së opozitës, me të cilat “kushtëzuan” edhe votat për zgjatjen e afateve të Vettingut.

Në seancë plenare do të diskutohet raporti i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2021, projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH" për financimin shtesë për projektin 'Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë', për të cilin ka pasur debate në Komisionin e Ligjeve.

Do të diskutohen edhe projektvendime për zgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy