Bardhi: Rama sot në Elbasan për Gjergj Lucën, modeli i politikës duhet të ndryshojë

Bardhi: Rama sot në Elbasan për Gjergj Lucën, modeli i politikës duhet të ndryshojë

I pari i listës së PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi, njëkohësisht edhe sekretari i Partisë Demokratike, thotë se zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë për të mirën e njerzëve, për hallet e tyre dhe jo për oligarkë si Gjergj Luca, për të cilin sipas tij Rama ishte sot në Elbasan.

Bardhi shton se modeli i politikës duhet të ndryshojë, pasi ata që vijnë në pushtet duhet t’i shërbejnë qytetarëve me punë dhe projekte zhvillimi.

“Edi Rama erdhi sot në Elbasan dhe e konfirmoi se sipas tij, këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin e tij politik, Taulant Balla. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me njerëzit, me hallet e tyre, me papunësinë, varfërinë ekstreme, me mungesën e shanseve, me braktisjen totale nga qeveria.

Zgjedhjet janë një moment për të ndryshuar modelin e politikës, ku ata që marrin pushtet të shërbejnë e t'i kthejnë besimin qytetarëve me punë dhe projekte zhvillimi. Ne nuk hyjmë në këtë garë me dhe për Gjergj Lucën. Kjo është alternativa e Edi Ramës. Jemi me njerëzit, dhe do të jemi portreti dhe zëri i tyre pas 25 Prillit,”-shkruan Gazmend Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy