PS mban sot asamblenë, Rama largohet drejt Turqisë

PS mban sot asamblenë, Rama largohet drejt Turqisë

Partia Socialiste mban sot Asamblenë në orën 17:30, ndërkohë kryetari i Partisë, kryeministri Edi Rama mësohet se do të niset për në Turqi, ku pritet të ketë disa takime.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë online nga Turqia, ndërsa do të mbajnë fjalën gjjthashtu dhe Taulant Balla dhe sekretari organizativ Arben Pëllumbi.

Ndërkohë, mësohet se më datë 8-9 qershor, kreu i qeverisë do të zhvillojë një vizitë zyrtare dhe në Bullgari.

Në këtë Asamble nuk do të ketë zgjedhje të kryesisë së re, por vëmendja do të jetë te thirrja e Kongresit si dhe strukturat në bazë.

Në lajmërimin e disa ditëve më parë, mbledhja ishte njoftuar të mbahej te Amfiteatri i liqenit në Tiranë, por duket se socialistët kanë preferuar që analizat e brendshme t’i bëjnë larg veshëve kureshtarë, ndaj dhe organizatorët vendosën që Asambleja të mbahet online.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy