Nis sot fushata zgjedhore në katër komuna serbe në Kosovë

Nis sot fushata zgjedhore në katër komuna serbe në Kosovë

Në katër komunat veriore të Kosovës, sot nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 19 maj.

 Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

 Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka angazhuar 670 komisionerë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit që do të mbahen më 19 maj, komisionerët do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime. Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjes që kryetarëve serbë kishin dhënë në shenjë proteste për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Fushata zgjedhore do të vazhdojë deri më 17 maj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy