Deputetja Ina Zhupa ka thirrur sot në interpelancë ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaron për ‘zonat e mbrojtura’.
Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Parlamentit, Zhupa i drejtoi disa pyetje Kumbaros dhe tha se një njeri që merr zonën e mbrojtur, shkatërron pemë dhe kafshë dhe quhet investitor strategjik.
Më sqaroni se si i shërben betoni mjedisit? Si i shpërben mjedisit shkatërrimi i lagunave dhe lumenjve? Ai që pret pyjet dënohet dhe quhet kriminel, kurse një njeri që merr zonën e mbrojtur, shkatërron pemë dhe kafshë dhe quhet investitor strategjik. Apo se ka para dhe i ndan me ju! Ky është standardi që keni ndërtuar.
Ndërkohë, Kumbaro gjatë fjalës së saj tha:
Në zona të ndryshme me status mbrojtje, qoftë natyror apo kulturor deri në 2014 është bërë batërdia me objekte pa asnjë kriter. Na detyroi atë vit të vendosnin moratorium me një vendim të posaçëm për të vijuar me prishjen e shumë objekteve.
Mbrojtja e pasurive ka qenë dhe mbetet vizioni i qeverisë. Është vizion dhe guxim. Nuk është e lehtë që në një vend të vogël të kesh guximin dhe të fusësh në mbrojtje territore të tilla.
Po ashtu Kumbaro tha se qeveria ka bërë një marrëveshje me Bankën Botërore me një vlerë pre 75 milionë dollarësh për sistemin e ujërave të ndotura që derdhen në Vjosë.
75 milionë dollarë është marrëveshja me BB për sistemin e ujërave të ndotura që derdhen në Vjosë.



