
Protestuesit janë zhvendosur në pjesën e pasme të kryeministrisë, duke prishur gardhin e hekurt rrethues dhe duke hedhur vazhdimisht zjarr e lëndë plasëse.
Derës së Kryeministrisë i është hedhur zjarr disa herë.
E gjithë zona përreth është e mbuluar nga tymi dhe gazi.



