
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar me rastin e ditëlindjes ish-kryeministrin Sali Berisha.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se e ka uruar përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën në këtë 77-vjetor, teksa e lidh numrin 77 me Biblën dhe përsosmërinë.
Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes! Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë!
Më herët ka qenë vetë ish-kryeministri Berisha ai që ka ndarë një foto të vetën në rrjetet sociale duke bërë të ditur se sot mbush 77 vjeç.
Sot 77 vjeç! Miq, sot jam 77 herë i lumtur sepse kjo ditëlindje më gjen:
- Më të motivuar se kurrë në mbrojtjen e të vërtetave që unë besoj dhe,
- Në një mision të ri, jetik dhe vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri!
Mirënjohje të pakufishme të Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbështetësve të mi në Shqipëri dhe kudo që janë, të cilët me besimin dhe mbështetjen e tyre bëjnë të mundur të përmbushim së bashku këtë mision! Lavdi Zotit!



