Duke komentuar projekt-rezolutën e propozuar nga PS për luftën ndaj korrupsionit, pedagogu Shpend Gashi thotë se në Shqipëri mund të ndodhë e njëjta gjë që ndodhi në Maqedoninë e Veriut, ku u kufizuan direktivat e Prokurorisë Speciale.
Duke folur në emisionin “Scrolling” Gashi tha:
"Në Maqedoninë e Veriut e lanë 1-2 vite shejtanin të dalë nga shishja, të presë disa koka. Dhe mblodhën 90 vota nga 120 dhe i kufizuan direktivat Prokurorisë Speciale. Duke studiuar precedentët ballkanas, të vjen afërmendsh që ne s’jemi një vend më i zhvilluar se Maqedonia e Veriut. Për mua është deja vu duke njohur kastën dhe llumin politik. Ne kemi vetëm politikanë që jetojnë nga politika. Nuk dinë të ikin më, bëjnë miliona, saqë harrojnë numrin e zerove, ikin nga realiteti, nuk njohin humanin e thjeshtë. Ai do t’i tregojë Veliajt që vërtet je i fuqishëm, por po të dua ta nxij jetën”.
Ndërkaq, gazetari Flogert Muça mendon që Rama na nisur fushatën elektorale, por sipas tij SHBA është një siguresë që s'e lejon Ramën të fusë hundën te SPAK-u.
"Rama filloi betejën elektorale, dhe kali i betejës elektorale është lufta kundër korrupsionit. Do krijohet një komision i posaçëm që s’mund të jetë i përhershëm, por me një afat më të gjatë se komisionet e posaçme normale. Rama ka filluar fushatën dhe ka hedhur në tryezë një propozim. Do t’i japë atij më shumë liri dhe shumë institucioneve të tjera më shumë liri. Janë tre siguresa që s’e lejojnë Ramën të fusë hundën te SPAK-u, sigurisa 1 duhen mbi 95 vota, njësimi i ligjeve me BE, siguresa 3 janë SHBA-të dhe BE-ja. Nëse ju mendoni që amerikanët që janë investuar kaq shumë te SPAK-u do t’i thonë kape për fyti SPAK-un, aty tërhiqem unë”.



