Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, për protestën kundër projektit në Zvërnec, shprehet optimistë, duke thënë se shqiptarët nuk po e hanë më gënjeshtrën e Rilindjes.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se Kryeministri i ka të gjithë dokumentet në dorë dhe duhet të bëjë transparencë.
Suli shtoi se nuk ka leje mjedisore dhe është bërë një rrethim dhe po bëhen ndërtime.
Fatmirësisht shqiptarët nuk po e hanë gënjeshtrën e radhës të Rilindjes dhe servilëve të Rilindjes. Njerëzit nuk e hanë më sapunin për djathë dhe këtë gjë po e tregojnë njerëzit çdo ditë e më tepër. Kryeministri e ka mendjen si të vjedhë shqiptarët. Nuk ka serbë, kinezë, ka vetëm një bandë hajdutësh me në krye një hajdut dy metra që mendon të vjedhë këtë vend.
Nuk ka mendje në vend që të jetë kundër investimit. Askush nuk është kundër investimit, as edhe grekët. Grekët thonë se investimi do të sjellë të mira në zonën e Jonit dhe do të sjellë klientë elitarë. Se grekët, italianët dhe Mali i Zi, e kanë të zhvilluar turizmin.
Gjithë kjo histori filloi se po rrihen fshatarët, ata që kërkojnë tokën e gjyshit. Shumica e atyre njerëzve kanë aktin e marrjes së tokës në pronësi. Të vijë Ivanka Trump e kush të dojë, vetëm mirë ka për të gjithë kur investohen lekë. por mirë është të flitet me të zotët e vendit.
Këta e konsiderojnë Shqipërinë baçën e tyre, nuk mund të ketë zhvillim pa të zotin e vendit dhe në zonën atje janë banorët e Zvërnecit. Këta kanë falsifikuar dhe manipuluar çdo dokument deri në detaj dhe tani flasin në emër të tokës private. Një Kryeministër ka në dorë të bëjë transparencë për 10 minuta me dokumente. Nuk ka leje mjedisore, është bërë një rrethim, po bëhen ndërtime.
Është hedhur beton në kanalin e Nartës, e kanë bllokuar dhe devijuar. Po të ngrihet dron do shihet beton i hedhur. Cila leje mjedisore parashikon të vendoset gardh me gjemba dhe beton dhe të ndahen peshqit, gjysmë publik dhe gjysmë privatë. Nuk mendoj se në emër të zhvillimit të çedojmë nga pjesa publike.
Atje ka një konflikt gjyqësor dhe pjesë e konfliktit gjyqësor janë banorët e Nartës dhe Zvërnecit. Modeli i zhvillimit të turizmit të zotit Rama është modeli i turizmit Palasë dhe Dhërmi, shkulin natyrën dhe ngulin beton.
Mos ndoshta ky zhvillimi që po na sjellin në Nartë, do na vjedhë ndonjë copë tjetër nga publikja. Duhet transparencë, Kryeministri t’i dëgjojë protestuesit. SPAK i ka në dorë të gjithë mekanizmat për të hetuar.



