
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Namir Lapardhaja, thotë se ata që janë pozicionuar në krah të Berishës janë njerëz që deri tani kishin zgjedhur të heshtnin. Në studion e “Arnautistan”, Lapardhaja tha se PD-ja mund t’i humbë zgjedhjet e pjesshme.
Këta janë njerëz që të marrin në telefon dhe të pyesin diçka. U thua është kështu, të thonë jo nuk është ashtu se e ka thënë Berisha. Këta që po e mbrojnë sot Lulin vazhdimisht kanë folur i kanë thënë gjërat. Ata që kanë heshtur shkuan te Berisha.
Në 6 mars nuk ndodh asnjë gjë. Unë jam anëtar i këshillit kombëtar të PD. Ajo nuk ka asnjë çudi ti humbasë këto zgjedhje. Këto janë zgjedhje që po bëhen me reformën e vjetër territoriale. PD futet për t’i fituar.



