Shoqatat e gazetarëve morën sot premtimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se me ardhjen në pushtet do të anullojë paketën antishpifje. Ata i kujtuan opozitës se gjatë qeverisjes së saj ndoqi të njëjtën praktikë me kasetat e porositura, që u dërgoheshin redaksive të lajmeve.



