
Gazetari Elvi Fundo i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se në krye të institucioneve të drejtësisë së re janë zgjedhur ata njerëz që e hartuan reformën në drejtësi.
Sipas tij, ata hynë e dolën pa veting.
“Herën e kaluar kur është bërë votimi mes z. Dumani dhe kreut aktual të SPAK-ut, është ndarë me një votë dhe kryetar në atë kohë ka qenë Gent Ibrahimi, një nga njerëzit e reformës në drejtësi.
Çështja është që një njeri i reformës në drejtësi nuk duhet të kishte marrë pushtet, pasi ishte krijuesi i këtyre institucioneve, u bë kryetar i KLP-së dhe sot ka shkuar anëtar në Gjykatën Kushtetuese.
Nga ana tjetër kemi kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, që nuk ka bërë fare vetting. Këta ishin pjesë e sistemit të drejtësisë, dolën dhe hynë pa veting.



