
Dekani i Shkencave Politike në Universitetin “Panteion” në Athinë, Dimitris Christopoulos, thotë se shqiptarët me grekët janë të destinuar që të jenë ngjitur me njeri tjetrin.
Ekziston një marrëdhënie fqinjësie dhe përplasjet dhe zënkat ndonjëherë janë mes gjitonëve, jo mes të huajve. Të vogla apo të mëdha, ajo që mendoj se ka ndryshuar drastikisht në marrëdhëniet mes dy popujve, që nga viti 1991 qindra mijëra shqiptarë janë në vendin tim. Një brez i ri njerëzish jetojnë aty. Nuk ekziston asnjë shoqëri që ka pranuar emigrantë dhe që nuk ka zhvilluar reflekse raciste.
Greqia nuk mund të ishte përjashtim nga ky rregull, por ajo që karakterizon marrëdhëniet mes dy popujve, është se vështirësitë i lënë pas. Dhjetëveçari i parë ishte i vështirë për shqiptarët, tani jemi në dhjetëvjeçarin e katërt. Edhe shqiptarët në Greqi, nxjerrin racizëm ndaj emigrantëve të rinj, kudo kështu ndodh.
Kështu tha Christopoulos në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, duke shtuar se bashkekzistenca e shqiptarëve me grekët u rregullua kryesisht nëpërmjet ligjit të tregut, kur Greqia ishte në periudhën e mirë ekonomike.
Sipas tij, marrëdhëniet shqiptaro-greke, vendosen nga e shkuara historike dhe problemet që kanë ekzistuar se sa në lidhje me 600 mijë shqiptarët që jetojnë në Greqi.



