
PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
PD i është drejtuar SPAK-ut me kërkesën për të marrë nën hetim Ismailajn, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, vepër për të cilën parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.
PD e ka denoncuar Qerimajn para pak kohësh për shkelje të dekriminalizimit. Kryebashkiaku i Mallakastrës rezulton i dënuar me 3 vjet burgim në Greqi.
KQZ refuzoi t’i heqë atij mandatin, një vendim që PD thotë se do ta ankimojë në gjykatë.



