
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim reporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE, Asim Mollazada, Jonut Stroe si dhe Bas Klein.
Ky fakt u bë i ditur nga vetë Meta përmes rrjeteve sociale. Ai theksoi se me bashkëreportërët diskutuan mbi një sërë problematikash, korrupsioni apo çështjen e zgjedhjeve.
Ne do të vazhdojmë pa u ndalur, në bashkëpunim dhe me partnerët ndërkombëtarë, të kontribuojmë për një opozitë të unifikuar që rritet si alternativë qeverisëse, e cila i përgjigjet sfidave të shqiptarëve dhe vendit.
Më tej Meta tha se biseduan për situatën shumë të rëndë të kapjes së shtetit, cenimin e institucionit të votës së lirë, pasojat që sjell kontrolli i parlamentarizmit nga ekzekutivi, lidhjen e ngushtë të krimit me qeverisjen, korrupsionin endemik në çdo qelizë të administratës publike dhe zhgënjimin që drejtësia selektive shkakton në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Ndava me ta angazhimin e palëkundur të Partisë së Lirisë për shpëtimin e pluralizmit në vend, rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe për dedikimin e çdo energjie për përparimin e integrimit Europian të Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë pa u ndalur, në bashkëpunim dhe me partnerët ndërkombëtarë, të kontributojmë për një opozitë të unifikuar që rritet si alternativë qeverisëse, e cila i përgjigjet sfidave të shqiptarëve dhe vendit.



