Plarent Ndreca: Erion Veliaj ma ka lënë “seen”, është vullkan politik

Plarent Ndreca: Erion Veliaj ma ka lënë “seen”, është vullkan politik

Socialisti Plarent Ndreca, drejtues i Partisë Socialiste për zonën e Kasharit, thotë se nuk ka kohë që të flasë me veten dhe të bëj monologje, duke shtuar se nuk bën pjesë tek ata njerëz që rri gjatë me veten e tij.

Në fund të ditës me të metat e tua shprehesh, nuk ndryshon rrënjësisht. Brumi mbetet njëlloj, buka mbetet bukë, mund të jetë më e ngrënshme, por bukë mbetet.

Gjithmonë jam kritik ndaj vetes, por kjo s’do të thotë se kam aftësinë të ndryshoj gjithçka, se në fund të ditës fillon e kupton se del nga vetja.

Në një rrëfim ndryshe në emisionin Stay Tuned në MCN Tv, Ndreca u pyet se nëse i ka shkruar ndonjëherë Edi Ramës dhe ia ka lënë mesazhin “seen”.

Nuk i kam shkruar. Nuk më ka ndodhur. Erion Veliaj, po ma ka lënë seen. Për shkak të angazhimeve që ka, madje jo më larg se sot ka lënë ‘seen’.

Seen s’do të thotë se s’do më kthejë përgjigje, por e ka lënë.

Ai u pyet të përkufizojë me një emër të vetën politikanët e mëposhtëm, ku kryebashkiakun e Erion Veliaj e quajti “vullkan politik”, ndërsa Edi Ramën “lider”.

Edi Rama- Lider

Sali Berisha- Politikan

Grida Duma- E bukur

Lindita Nikolla- Zonjë grua

Erion Veliaj- Vullkan politik,

Ilir Meta- Politikan

Lulzim Basha- Amator

Belinda Balluku- Grua e zonja

Ina Zhupa- E re

Taulant Balla- Pjekuri politike

Belind Këlliçi- I ri, ka nevojë për eksperiencë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy