Gjirokastër, Meta: Shumë qytetarë nuk erdhën sot, sepse Rilindja i heq nga puna!

Gjirokastër, Meta: Shumë qytetarë nuk erdhën sot, sepse Rilindja i heq nga puna!

Ilir Meta ka artikuluar sërish një akuzë të fortë kundrejt PS dhe kryeministrit Edi Rama!

Nga Gjirokastra, në mitingun e Lëvizjes Socialiste Për Integrim, Ilir Meta është shprehur se shumë gjirokastritë dhe gjirokastrite nuk kanë mundur të vijnë dot në shesh, pasi kanë friksë se most ë nesërmen, “Rilindasit” i largojnë nga puna.

Por Meta është shprehur se PS do ta paguajë rëndë më 25 qershor këtë sjellje dhe presionet që ushtron ndaj qytetarëvem, duke deklaruar se kushdo që është hequr nga puna këto javë të fushatës elektorale në mënyrë të paligjshme, do të kthehet në punë pas fitores së LSI-së dhe daljes së saj si forca qeverisëse e vendit.

“Fuqia e LSI qëndron tek respekti, kujdesi dhe dashuria për njerëzit.

Ndërsa fuqia e rreme, mashtruse e Rilindjes qëndron vetëm tek arroganca që vjen nga pushteti dhe përbuzja ndaj njerëzve të thjeshtë. Rinia e Gjirokastrës e ka marrë vendimin, për drejtimin e ri të Shqipërisë më 25 qershor.

Po kështu dua t’ju siguroj se marrëdhëniet tona me Greqinë do të jenë të shkëlqyera dhe të gjitha problemet që kemi do t’i zgjidhim me mençuri dhe maturitet.

E di që në këtë shesh mungojnë shumë gjirokastritë dhe gjirokastrite, ata do të donin të vinin këtu por kanë frikë sepse të nesërmen Rilindja i heq nga puna! Kjo është rilindja e pseudosocialistëve që erdhën me lugë në brez!”-tha Ilir Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy