Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Kostantina Kamitsi, reagoi pas vendimit të Apelit të GJKKO për të lënë në fuqi dënimin me dy vite burg për Fredi Belerit.

Duke folur për media ajo theksoi se shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikëpyetje.
"Për fat të keq shumë aspekte te kësaj çështje ngrenë pikëpyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, siç është shkelja e prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit. Më gjithë dëshirën e popullin të Himarës, siç u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk zgjedhur prej votuesve. Përparësi për Greqinë mbetet gjithmonë respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare që përbëjnë parimet bazë të BE-së. Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është një kërkesë plotësisht demokratike që eurodeputetët të kenë mundësinë të paraqiten personalisht në të gjitha punimet e PE duke filluar që nga seanca plenare e korrikut”.



