Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut nënshkruajnë 11 marrëveshje bilaterale

Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut nënshkruajnë 11 marrëveshje bilaterale

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut janë mbledhur sot në një takim të përbashkët në Shkup të Maqedonisë, gjatë së cilës do të nënshkruajnë 11 marrëveshje bilaterale, nga sfera e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë, turizmit dhe sigurisë, inovacionit teknologjik si dhe marrëveshje për diasporën.

Njëra ndër to do të jetë edhe studim i fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë dhe rregullimi kufitar të komunikacionit hekurudhor.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.

“11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka shkruar Dalipi në rrjete sociale.

Mbledhja e dy qeverive është duke vazhduar, derisa pritet që përmes një ceremonie solemne të nënshkruhet marrëveshjet.

Përndryshe gjatë ditës së enjte Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut janë duke mbajtur seancën e parë të përbashkët qeveritare në Shkup.

Seanca në fjalë do të drejtohet nga nikoqiri i takimit, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, së bashku me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Delegacioni kosovar i udhëhequr nga kryeqeveritari Kurti, është pritur me nderime më të larta nga homologu i tij, Zaev.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy